Botë

Kujtimi i të ikurve nga Pranvera Arabe

Kajro, (AP) - Egjiptianët që dolën në rrugë më 25 janar 2011, e dinin se çfarë po bënin. E dinin se i priste arrestimi. Ndoshta edhe më keq. Vdekja. Por, përderisa numri i tyre u rrit në sheshin qendror të Kajros, “Tahrir”, ata e shijuan suksesin. Forcat e policisë u tërhoqën dhe brenda disa ditësh, ish-presidenti Hosni Mubarak pranoi kërkesat për t’u larguar nga pushteti.

Por, ngjarjet nuk dolën ashtu siç parashikuan shumë protestues. Një dekadë më vonë, vlerësohet se mijëra njerëz kanë ikur jashtë vendit për t’i shpëtuar Qeverisë së presidentit Abdel Fattah el-Sissi, që konsiderohet edhe më shtypëse. Humbja e konsiderueshme e akademikëve, artistëve, gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë, së bashku me një atmosferë frike, kanë penguar çdo opozitë politike.