Botë

Gjenden 19 trupa të djegur afër kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara

Gjenden 19 trupa të djegur afër kufirit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara
 

Të paktën 19 trupa të djegur u gjetën në Meksikën veriore pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, në zonën e cila është vatër e konflikteve ndërmjet narko-karteleve, thanë autoritetet meksikane.

Policia gjeti dy automjete të djegura dhe mbetjet pranë qytetit të Camargo, njoftoi sot zyra e prokurorit lokal.