Botë

72 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit

72 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Reuters
 

Franca ka regjistruar 72 persona të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 18.436 të infektuar.

Autoritetet njoftojnë se këto shifra janë më të ulëta se shtunën, kur ishin regjistruar 23.924 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shtrirë në spital 26.393 pacientë në spitalet për COVID-19.