Botë

Mijëra fermerë “pushtojnë” rrugët e New Delhit, kundërshtojnë reformat në bujqësi

Mijëra fermerë “pushtojnë” rrugët e New Delhit, kundërshtojnë reformat në bujqësi
Foto: Reuters
 

Mijëra fermerë nga India janë duke protestuar në rrugët e New Delhit kundër vendimit të Qeverisë për reformim të sektorit bujqësor. Me traktorë dhe mjete pune, protestuesit po kundërshtojnë vendimin qeveritar që thonë se do u shkaktojë humbje të mëdha nëse nuk shfuqizohet. Fermerët janë përplasur me policinë, duke u konfrontuar me barrikadat dhe gazin lotsjellës.

Policia kishte lejuar protestën në Ditën e Republikës së Indisë ku pas disa raundesh bisedime, kanë rënë dakord që të mos e ndërpresin paradën vjetore të këtij përvjetori, shkruan bbc.