Botë

Gjermani, 7 vjet burgim për pjesëtarin e IS-it që planifikoi sulme në Shqipëri

Foto: AP (Ilustrim)
 

Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një azilkërkues nga Taxhikistani për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).

Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani.