Botë

G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt
 

Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan "lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar" të Navalnyt.