Botë

Administrata e Bidenit do t'i blejë edhe 200 milionë doza tjera të vaksinës anti-COVID

Administrata e Bidenit do t'i blejë edhe 200 milionë doza tjera të vaksinës anti-COVID
 

Administrata e Bidenit do të blejë edhe 200 milionë doza tjera të vaksinës anti-COVID, në tentim për të realizuar premtimin e dhënë nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për t’i dhënë fund pandemisë, raporton agjencia Reuters.

Bideni është duke synuar t’i mbajë nën kontroll variantet e reja të koronavirusit që po përhapen shpejt e që rrezikojnë të rrisin shifrën e të vdekurve në SHBA nga COVID-19.