Botë

AstraZeneca refuzon bisedimet me përfaqësuesit e BE-së

AstraZeneca refuzon bisedimet me përfaqësuesit e BE-së
 

Prodhuesi britanik i vaksinave kundër koronavirusit, AstraZeneca, refuzoi të marrë pjesë në një takim me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të planifikuar për të mërkurën, thanë zyrtarë të Komisionit Evropian.

“Mund të konfirmoj se për sot kishim të planifikuar një komitet drejtues mbi strategjinë e vaksinimit dhe përfaqësuesit e AstraZenecas na informuan këtë mëngjes se nuk do të marrin pjesë”, tha për gazetarët zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat.