Botë

Austria kap 96 turistë të huaj duke thyer masat në një resort skijimi

Foto: Reuters
 

Policia austriake ka kapur 96 të huaj nga vende të ndryshme të Evropës në një resort skijimi në alpet Saint Anton am Arlberg, të cilët po thyenin masat kundër koronavirusit.

Kryetari i Bashkisë së Saint Anton që njihet si një prej vendeve më të frekuentuara nga të huajt, ka thënë se këtë javë, dhjetëra turistë të huaj nga e gjithë Evropa kanë ardhur në qytet duke anashkaluar rregullat e mbylljes sipas të cilave ashensorët e skive janë të hapura por jo edhe hotelet për turistët.