Botë

Rusia zgjat pezullimin e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe

Rusia zgjat pezullimin e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe
Foto: AP
 

Rusia ka zgjatur pezullimin e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe dhe anasjelltas deri më 16 shkurt. CNN raporton se ky vendim për zgjatjen e pezullimet vjen për shkak të parandalimit të përhapjes së variantit të ri britanik të koronavirusit.

“Për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit në Rusi, task-forca ka vendosur ta zgjas pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Kjo po bëhet për të mbrojtur shëndetin publik. Kufizimet do zgjasin dëri më 16 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e autoriteteve ruse.