Britania teston kombinimin e vaksinave të ndryshme anti-COVID
Britania e Madhe po teston nëse vaksinimi i personave me vaksina të ndryshme anti-COVID për dozën e parë dhe të dytë, do të funksionojë po aq mirë sa të përdoret dy herë lloji i njëjtë i vaksinës, raporton BBC.
Ideja është të ofrojë më tepër fleksibilitet me shpërndarje të vaksinave dhe të ndihmojë në çdo pengesë të mundshme me furnizim.
Dhe shkencëtarët thonë se është e mundur që qasja e re të ofrojë mbrojtje edhe më të mirë sesa ofrimi i dozës së vaksinës së njëjtë.
Për ata që nuk po marrin pjesë në prova, regjimi aktual mbetet i pandryshuar.