Botë

Lufta e racës ishte evidente edhe para dhunës në Capitol

Washington, 5 shkurt (AP) – Një luftë po merr flakë në Amerikë dhe nuk ka nisur me Donald Trumpin apo me sulmin në Capitol. Ka nisur me skllavërinë dhe nuk ka mbaruar kurrë, nëpërmjet linçimeve dhe shtypjes së votuesit, sulmeve të zhurmshme të Bull Connorit dhe shumëçkaje pasuese.

Betejat e sotme në luftën racore po zhvillohen me anë të legjioneve të të bardhëve nëpërmjet stereotipave, gënjeshtrave dhe teorive të konspiracioni që nuk ekzistojnë vetëm në ndonjë cep të errët të Internetit. Nëpërmjet njerëzve, si puna e vrasësit që qëlloi për vdekje nëntë famullitarë me ngjyrë në një kishë në Kaliforninë Jugore, atyre që u thonë policëve se personat me ngjyrë po e rrëmbejnë vendin dhe po i përdhunojnë gratë e bardha. Sulmuesit që vrau 23 veta dhe plagosi edhe 23 të tjerë në Walmart të El Pasos në Texas – duke i vënë në shënjestër meksikanët, ngase besonte se ata po e pushtonin vendin për t’i votuar demokratët. Dhe turmave të protestuesve, mbushur me supremacistë të bardhë, që u nxitën kur presidenti Donald Trump dhe të tjerët insistuan rrejshëm se zgjedhjet ishin vjedhur.