Botë

Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre

Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre
 

Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë dëbuar disa diplomatë të ambasadave të Rusisë në këto vende, si kundërpërgjigje ndaj Moskës zyrtare, që disa ditë më parë dëboi diplomatët e tyre.

Përmes rrjeteve sociale, tri shtetet njoftuan për dëbimin e diplomatëve rusë, duke i shpallur “persona non-grata”, njofton Al Jazeera të hënën. Numri i të dëbuarve nuk u bë i ditur.

Rusia kishte thënë se diplomatët e vendeve evropiane kishin marrë pjesë në protestën në mbështetje të kritikut Alexey Navalny, kundërshtarit të presidentit Vladimir Putin, por Gjermania, Polonia dhe Suedia, e kundërshtuan këtë.

Sipas këtyre tri shteteve, diplomatët e tyre morën pjesë për të raportuar mbi zhvillimet në mënyrë ligjore.