Botë

Pentagoni po mbledh forcat për t’iu kundërvënë Kinës

Foto: AP

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përballet me enigmë teksa po e rimendon pozicionimin e forcave ushtarake nëpër botë: Si të përqendrohet në Kinën dhe Rusinë, pa u tërhequr nga kërcënimet afatgjate në Lindjen e Mesme - dhe të bëjë zbutje të buxhetit në Pentagon.

 

Ashtu sikurse administrata Trump, ekipi i sigurisë kombëtare i Bidenit e sheh Kinën jo si ekstremistët e “Al-Qaedas” ose grupi i Shtetit Islamik, por si sfidën numër një në aspektin afatgjatë të sigurisë kombëtare. Mirëpo, ndryshe nga pararendësi i tij, Bideni sheh vlerë të madhe në angazhimet e SHBA-së ndaj shteteve evropiane në aleancën e NATO-s

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përballet me enigmë teksa po e rimendon pozicionimin e forcave ushtarake nëpër botë: Si të përqendrohet në Kinën dhe Rusinë, pa u tërhequr nga kërcënimet afatgjate në Lindjen e Mesme - dhe të bëjë zbutje të buxhetit në Pentagon.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, me të marrë detyrën urdhëroi rishikim të prezencës amerikane nëpër botë. Do të vlerësojë se si Shtetet e Bashkuara mund të kenë rrjetin e ushtrisë, armatimin, bazat dhe aleancat, për të forcuar edhe më shumë politikën e jashtme të presidentit Biden.