Botë

SHBA-ja e gatshme të takohet me Iranin

 

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se janë të gatshme të takohen me Iranin për programin e tij bërthamor dhe i lehtësuan masat kufizuese për diplomatët iranianë, të akredituar në selinë e Kombeve të Bashkuara në New-York.

Administrata e Joe Bidenit njoftoi po ashtu Këshillin e Sigurimit të OKB-së se ka anuluar një mekanizëm, me të cilin ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të rikthente të gjitha sanksionet e OKB-së kundër Iranit.