Botë

Protesta në Spanjë pas arrestimit të reperit Pablo, lëndohen mbi 100 protestues

Protesta në Spanjë pas arrestimit të reperit Pablo, lëndohen mbi 100 protestues
 

Autoritetet në Spanjë për ditën e pestë me radhë janë duke u marrë me protestuesit që kanë dalë kundër arrestimit të Pablo Hasélit, një rep artist që kishte fyer monarkinë spanjolle dhe vlerësuar dhunën terroriste në muzikën e tij.

Organizatorët vazhduan me thirrje për të dalë në protesta në Madrid dhe Barcelonë, ku demonstruesit kanë rritur agresivitetin duke u përleshur me policinë, duke kryer dëmtime të pronës dhe plaçkitje, raportojnë mediat në Spanjë.