Britania e Madhe synon që deri në fund të muajit korrik të ketë të vaksinuar të gjithë të rriturit me së paku një dozë të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë është shprehur e bindur se do të ketë doza të mjaftueshme për vaksinimin e të rriturve ndoshta edhe më herët se muaji korrik.
Deri në muajin prill qeveria britanike synon të vaksinojë personat mbi moshën 50-vjeçare. Britania për këtë synim do të përdorë vaksinat “Pfizer” dhe “AstraZeneca”. Ministria e Shëndetësisë në Britani ka deklaruar se ka mjaftueshëm doza për të përshpejtuar procesin e vaksinimit.
Edhe nëse fushata e vaksinimit ka sukses, Ministria e Shëndetësisë në Britani ka thënë se duhet marrë me seriozitet qasja e lehtësimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.