1 perditesime
Botë

Vritet një person nga sulmi ajror i SHBA-së në Siri, plagosen disa të tjerë

Vritet një person nga sulmi ajror i SHBA-së në Siri, plagosen disa të tjerë
Foto: AP
09:45

Vritet një person nga sulmi ajror i SHBA-së në Siri, plagosen disa të tjerë

Një sulm ajror i SHBA-së në Siri shënjestroi objektet që i përkisnin grupit të armatosur irakian të mbështetur nga Irani, duke vrarë një anëtar të milicisë së tyre dhe duke plagosur disa të tjerë, ka thënë një zyrtar i milicisë së Irakut.

Pentagoni ka deklaruar se sulmet vinin pas një sulmi me raketa në Irak në fillim të muajit që la të vrarë një kontraktor civil dhe plagosi një anëtar të shërbimit amerikan.

Një zyrtar i milicisë së Irakut i tha Associated Pressit se sulmet kundër "Kataeb Hezbollah" ose Brigadave të Hezbollahut, goditën një zonë gjatë kufirit mes zonës siriane të Boukamalit përballë Qaimit në pjesën e Irakut.

Grupet monitoruese të luftës në Siri thanë se sulmet goditën kamionë që po bartnin armë në një bazë për milicitë e mbështetura nga Irani në Boukamal.

08:10

Bideni urdhëron sulmin e parë ushtarak, cak Siria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulmet ajrore në Siri gjatë së enjtes, duke u cilësuar si veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrate e Joe Bidenit.

Qëllim i sulmit ishin objektet afër kufirit irakian të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani. Nga Pentagoni kanë thënë se sulmet ishin hakmarrje për një sulm të kryer në Irak në fillim të shkurtit, ku kishte mbetur i vdekur një kontraktor civil dhe ishte plagosur një anëtar ushtarak i SHBA-së.

“Jam i sigurt që në cakun që kemi përcjellur, e dimë në çka kemi goditur”, ka thënë para gazetarëve Lloyd Austin, sekretari i Mbrojtjes në SHBA, raporton CNN.

“Ne kemi besim se shënjestra po përdorej nga të njëjtët militantë Shia që kryen sulme”.

Austin ka thënë se një rekomandim të tillë ia kishte thënë edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden