47 të arrestuar, pretendohet se cenuan pushtetin në Hong Kong
Policia e Hong Kongut ka arrestuar 47 aktivistët pro-pavarësisë, me arsyetimin se kanë cenuar pushtetin. Arrestimi i tyre u bë duke përdorur ligjin kundërthënës të sigurisë së territorit të Hong Kongut, të cilin një vit më parë e miratoi Kina.
Pekini ka miratuar ligjin që dënon çdo kryengritje dhe lëvizje propavarësisë, duke u arsyetuar se ishte i nevojshëm për stabilitetin e vendit. Kritikët kanë thënë se ky ligj ka heshtur të pakënaqurit dhe ia ka hequr Hong Kongut autonominë e vet.
Ligji është miratuar pas një serie protestash masive gjatë vitit 2019. Autoritetet kineze dhe ato të Hong Kongut janë arsyetuar se qëllim kryesor i protestave ishte rrëzimi i qeverisë. 39 burra dhe tetë gra, të moshave 23 deri në 64 vjet, pritet të dalin para gjykatës të hënën.