Botë

Italia do të mbyllë të gjitha shkollat në “zonat e kuqe”

Foto: AP
 

Qeveria e Italisë urdhëroi sot mbylljen e të gjitha shkollave në zonat me rrezik të lartë, pasi shifrat e fundit tregojnë se mbi 50 për qind e rasteve të koronavirusit janë të lidhura me llojin e ri shumë ngjitës britanik.

Të gjitha shkollat në zonat me rrezik të lartë do të kalojnë në mësimin në distancë të shtunën, pasi deri më tani vetëm shkollat e mesme në të ashtuquajturat zona të kuqe janë mbyllur.