Botë

Gjermania regjistron 418 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Gjermania regjistron 418 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
 

Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 9.019 raste me koronavirus, duke çuar numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë e deri tash në 2.460.030.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për të mërkurën, 418 persona kanë vdekur pas infektimit me koronavirus, ndërkaq numri i përgjithshëm i të vdekurve është 70.881.