Koreja e Jugut po heton vdekjen e dy personave pasi morën vaksinat e AstraZenacas
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë thënë të mërkurën se janë duke e hetuar vdekjen e dy personave, të cilët pak ditë më herët ishin vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas për Covid-19.
Një pacient në shtëpi pleqsh, 63-vjeçar me sëmundje cerebrovaskulare, kishte simptoma duke përfshirë edhe ethe të shumta, pasi iu dha vaksina katër ditë më parë, tha në një konferencë Drejtori i Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë (KDCA) Jeong Eun-kyeong.
Ai ishte zhvendosur në spital të martën, por ka vdekur menjëherë duke shfaqur simptoma të helmimit të gjakut dhe pneumonisë, shkruan Reuters.
Edhe një tjetër pacient 50-vjeçar me çrregullime kardiake dhe diabet, ka vdekur të mërkurën pasi ka pasur disa sulme në zemër, edhe pse e kishte marrë vaksinën disa ditë më herët.
KDCA tha se po heton shkakun e vdekjeve, por nuk konfirmoi ndonjë lidhje shkakësore me vaksinën. Agjencia më herët tha se do të sigurojë kompensim prej mbi 430 milion Won (383,466 $) për vdekjet nga vaksina COVID-19.