Botë

Mali i Zi siguron edhe 30.000 vaksina anti-COVID

Mali i Zi siguron edhe 30.000 vaksina anti-COVID
 

Autoritetet e Malit të Zi, të mërkurën, kanë pranuar një kontingjent prej 30 mijë vaksinash anti-COVID të firmës Sinopharm nga Kina, ka bërë të ditur gazeta “Vijesti.me”.

Vaksinat i janë dorëzuar ministres së Shëndetësisë së Malit të Zi, Jelena Boroviniq nga ambasadori i Kinës në Podgoricë, Liu Jin.