Botë

Bideni: Në fund të majit SHBA-ja do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit

Bideni: Në fund të majit SHBA-ja do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit
 

Presidenti Joe Biden tha të martën se SHBA-ja pritet të ketë furnizime të mjaftueshme me vaksina kundër koronavirusit për të gjithë amerikanët në moshë madhore deri në fund të majit, dy muaj më herët sesa parashikohej, pasi administrata e tij njoftoi se prodhuesi i ilaçeve Merck & Co do të ndihmojë në prodhimin e vaksinës të kompanisë rivale Johnson & Johnson.

Njoftimi vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon përpjekjet për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës me një dozë të vetme të kompanisë Johnson & Johnson. Administrata e Presidentit Biden po përpiqet gjithashtu që të përshpejtojë planet e vendit për të arritur "imunitetin e turmës" dhe rikthimin e normalitetit pas pandemisë.