Botë

Shpallet fajtor kanadezi për vrasjen e dhjetë personave në vitin 2018

Shpallet fajtor kanadezi për vrasjen e dhjetë personave në vitin 2018
 

Një kanadez që ka shkaktuar vdekjen e 10 personave duke i goditur ata me një furgon në Toronto, është shpallur fajtor në gjitha 26 akuzat e lidhura me sulmin e vitit 2018, raporton BBC.

Alek Minassian e ka pranuar sulmin, por avokatët e tij kanë thënë se ai nuk është përgjegjës penalisht, pasi është me autizëm.

Mirëpo, kjo nuk është përfillur nga gjykata. Minassian është përballur me dhjetë akuza për vrasje dhe 16 për tentim vrasje.