1 perditesime
Botë

Shtypje dramatike e protestave në Birmani – së paku 34 të vrarë

Shtypje dramatike e protestave në Birmani – së paku 34 të vrarë
Foto: AP
21:45

Shtypje dramatike e protestave në Birmani – së paku 34 të vrarë

“Bilanci i të vdekurve mund të jetë akoma më i lartë”, ka bërë të ditur “Zëri Demokratik i Burmës”, një televizion dhe shërbim i pavarur i lajmeve online, duke e paraqitur shifrën e të vdekurve në 38

Naypyitaë, 3 mars (AP) – Forcat birmane të sigurisë kanë përshkallëzuar të mërkurën në mënyrë dramatike shtypjen e protestave kundër puçit të muajit të shkuar, duke vrarë të paktën 34 protestues në disa qytete, kanë konfirmuar raportet nga mediat sociale dhe agjencitë lokale të lajmeve, të përpiluara nëpërmjet analizës së të dhënave.

Kjo është shifra më e lartë ditore e vdekjeve që nga grusht-shteti i 1 shkurtit, duke e tejkaluar rastin prej 18 të vrarëve të raportuar nga Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së të dielën e shkuar, dhe mund ta alarmojë komunitetin ndërkombëtar, i cili deri më tani i është përgjigjur në mënyrë të matur shpërthimit të dhunës në Birmani. Videoxhirimet e së mërkurës kanë shfaqur pamjet e forcave të sigurisë tek hapin zjarr në drejtim të demonstruesve, përderisa i ndjekin dhe madje rrahin brutalisht stafin e një autoambulance.

“Bilanci i të vdekurve mund të jetë akoma më i lartë”, ka bërë të ditur “Zëri Demokratik i Burmës”, një televizion dhe shërbim i pavarur i lajmeve online, duke e paraqitur shifrën e të vdekurve në 38.

Demonstruesit kanë vërshuar rregullisht rrugët në qytetet më të mëdha të vendit, qëkur ushtria e mori pushtetin dhe e rrëzoi qeverinë e zgjedhur të lideres, Aung San Suu Kyi. Numri i pjesëmarrësve në protestat kundër juntës nuk ka rënë megjithëse forcat e sigurisë vazhdimisht kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe të shtëna për shpërndarjen e turmave, ndërkohë që kanë arrestuar një numër të madh protestuesish.

Përplasja e intensifikuar përbën një skenë të njohur për vendin që ka historik të gjatë të rezistencës paqësore kundër qeverisjes ushtarake dhe shtypjeve brutale. Grusht-shteti ka zmbrapsur vitetet e tëra të avancimit të ngadaltë drejt demokracisë së Azisë Juglindore, pas më shumë se pesë dekadave të qeverisjes ushtarake.

Shifra e të vdekurve të mërkurën është përpiluar nëpërmjet një analizuesi të të dhënave, i cili ka folur nën kushtin e anonimitetit shkaku i frikës për sigurinë. Ai ka mbledhur gjithashtu informata edhe mbi emrat, moshat, vendlindjet e viktimave, si dhe se ku dhe si janë vrarë ata.

18:05

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

Së paku 33 persona kanë humbur jetën sot në protestat në Birmani, pasi forcat e sigurisë në mënyrë dramatike kanë shtypur protestat që po organizohen kundër grusht-shtetit, shkruan agjencia AP.

Shifrat janë të bazuara në raportimet e mediave lokale në Birmani dhe po ashtu nga informatat nëpër rrjetet sociale.

Është shifra më e lartë e vdekjeve në protestat në Birmani, që nga grusht-shteti ushtarak më 1 shkurt. Të dielën kishin vdekur 18 persona në protesta.

Në video të publikuara sot janë parë forcat e sigurisë duke qëlluar protestuesit, duke i ndjekur, e madje rrahën brutalisht edhe stafin e ambulancës.

Shifra e të vdekurve mund të ketë edhe më e lartë, sipas Zërit Demokratik të Burmas, një televizion i pavarur dhe shërbim online, që ka thënë se kanë vdekur 38 persona.

Protestuesit rregullisht po dalin në rrugë nëpër qytete në Birmani që kur ushtria mori pushtetin dhe e arrestoi lideren Aung San Suu Kyi.