Botë

Joe Biden ndërpret sulmin në Siri, pasi në vendin e shënjestruar kishte gra dhe fëmijë

Joe Biden ndërpret sulmin në Siri, pasi në vendin e shënjestruar kishte gra dhe fëmijë
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ndërprerë sulmin e dytë ajror në Siri në minutën e fundit pasi inteligjenca raportoi praninë e një gruaje dhe disa fëmijëve në vendin e shënjestruar.

Pas 10 ditë diskutimesh, Bideni kishte urdhëruar më 26 shkurt Pentagonin të vazhdonte me dy sulme brenda Sirisë, si përgjigje të sulmit me raketa kundër forcave amerikane në Irakun verior më 15 shkurt.