Botë

Zvicra me plan 1 miliard frangash për të ofruar teste falas për COVID-19

Zvicra me plan 1 miliard frangash për të ofruar teste falas për COVID-19
 

Zvicra ka shpalosur planin prej 1 miliard franga për të ofruar teste falas për COVID-19 për të gjithë popullsinë e saj, si pjesë e masave për të lehtësuar daljen e vendit nga kufizimet.

Sipas propozimeve, secilit person do t'i jepen pesë pajisje vetëtestuese në muaj, posa të jenë të gatshme, ka thënë qeveria, ndërsa të gjitha testet në farmaci dhe qendrat e testimit do të jenë falas.