Botë

Kërkohet dënim i përjetshëm për amerikanët vrasës në Itali

Kërkohet dënim i përjetshëm për amerikanët vrasës në Itali
 

Elder dhe Natale-Hjorth ishin në Romë për pushime verore dhe kishin tentuar të blinin drogë nga një diler vendës. Ata kanë dëshmuar para gjykatës se u mashtruan, por ia dolën ta kapnin çantën me drogë nga shitësi që tentoi të ikte

Romë, 6 mars (Reuters) – Një prokuror italian të shtunën ka kërkuar dënime me burgim të përjetshëm ndaj dy të rinjve amerikanë që po gjykohen nën akuzat për vrasje, kur njëri prej tyre e theri për vdekje policin që zbuloi shitjen e drogës në Romë.

Finnegan Lee Elder, siç raportoi agjencia e lajmeve “Reuters”, ishte 19- vjeçar në kohën e vrasjes. Ai ka pranuar vrasjen e Mario Cerciello Regas në orët e para të 26 korrikut 2019, teksa shoku i tij, Gabriel Christian Natale-Hjorth, atëherë 18-vjeçar, po kacafytej me një tjetër polic.