Botë

Vritet një adoleshent në protestat kundër arrestimit të liderit opozitar në Senegal

Foto: AP
 

Një adoleshent është bërë personi i pestë që është vrarë në Senegal në protestat që pasuan nga arrestimi i liderit të opozitës, Ousmane Sonko, të mërkurën.

I riu u vra të shtunën në përleshjet midis protestueseve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor të Diaobe, raporton BBC.