Botë

Autoritetet amerikane thonë se agjencitë ruse kanë filluar fushatë kundër vaksinës së Pfizerit

Autoritetet amerikane thonë se agjencitë ruse kanë filluar fushatë kundër vaksinës së Pfizerit
 

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime se agjencitë ruse të inteligjencës kanë nisur një fushatë për ta vënë në dyshim besimin mbi kompanitë që kanë shpikur vaksinat kundër koronavirusit. Kjo thuhet se po bëhet përmes internetit ku në muajt e fundit janë publikuar artikuj që vë në pikëpyetje efektshmërinë e vaksinave.

Nga Qendra Globale e Angazhimit të Departamentit që monitoron tentimet e huaja për dezinformim, janë identifikuar katër publikime që thuhet se kanë ardhur nga Rusia. Uebsajtet u përdorën për të dezinformuar publikun dhe për të krijuar dyshime ndaj vaksinave. Kjo thuhet se ishte bërë kryesisht ndaj Pfizerit, shkruan thewallstreetjournal.