Botë

Bideni urdhëron sigurimin e 100 milionë vaksinave shtesë

Foto: AP
 

Presidenti Joe Biden udhëzoi administratën e tij të mërkurën të sigurojë 100 milionë vaksina të tjera me një dozë Johnson & Johnson për të rritur rezervat e SHBA në rast të "sfidave të papritura" gjatë pandemisë.

Urdhri i Shtëpisë së Bardhë vjen ndërsa ajo përpiqet të shpejtojë procesin e imunizimit për të frenuar përhapjen e COVID-19, i cili vetëm në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar më shumë se 528,000 vdekje.