1 perditesime
21:53

​Partia e Merkelit pëson debakël në dy shtete gjermane

Bashkimi Demokristian (CDU) i kancelares Angela Merkel pësoi sot disfatë në zgjedhjet e rëndësishme në dy provinca gjermane.

Këto humbje vënë në pikëpyetje perspektivat e udhëheqësit të partisë Armin Lashset për t'u bërë kryeministër në zgjedhjet federale të shtatorit.

Zgjedhjet për organet legjislative në shtetet jugperëndimore Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate filluan maratonën zgjedhore, e cila do të kulmojë me zgjedhjet federale më 26 shtator, transmeton AP.

Përveç pakënaqësisë me fillimin e ngadaltë të vaksinimit, me kufizime në koronavirus që vetëm gradualisht po lehtësohen dhe numri i të infektuarve po rritet përsëri, CDU është goditur në dy javët e fundit nga akuzat se dy ligjvënës përfituan nga një marrëveshje mbi maskat në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Në Baden-Württemberg, Të Gjelbrit rritën avantazhin e tyre ndaj CDU konservatore nga 31.5 për qind e votave pesë vjet më parë, në 23 për qind.

Në provincën fqinje të Rheinland-Pfalzit, Partia Socialdemokrate (SPD) ishte përsëri e para me 33.5 për qind të votave, përpara CDU, e cila siguroi vetëm 25.5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme.

19:45

Dy shtete gjermane mbajnë zgjedhje para atyre federale

Zgjedhjet e së dielës në dy shtete gjermane po shihen si test i vështirë për partinë e Angela Merkelit, gjashtë muaj para zgjedhjeve kombëtare që do të përcaktojnë liderin që do ta pasojë kancelaren e fuqishme gjermane.

Votuesit do të zgjedhin kuvendin e ri në Baden-Vyrterberg, hambar ekonomik në rajonin e Gjermanisë jugperëndimore, dhe në shtetin fqinj të Rineland-Palatinatit. Zgjedhjet po mbahen në vitin e sivjetmë maratonik zgjedhor, me gjashtë shtete që do të zgjedhin përfaqësuesit e rinj.

Gjithçka kulmon më 26 shtator kur do të zgjidhen deputetët e rinj të Bundestagut. Anketimet paralajmërojnë rezultate negative për Unionin Kristiandemokrat të qendrës së djathtë.. Në Baden-Vyrterberg, guvernatori i vetëm i të gjelbërve në Gjermani, Vinfrid Kreshman, ka fituar popullaritet të madh në mesin e votuesve centristë gjatë dhjetë vjetëve të drejtimit të rajonit ku janë fabrikat e prodhuesve të makinave, “Daimler” dhe “Porshe”.

Rajonin e ka dominuar CDU-ja derisa në pushtet erdhi Kreshamni menjëherë pas katastrofës së reaktorit bërthamor të Fukushimës më 2011, që solli fundin e energjisë atomike në Gjermani.