Botë

Gjysma e të rriturve në Britani të Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID

 

Gjysma e të rriturve në Britani të Madhe kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, duke u bërë kështu vendi i parë i fuqishëm në botë që arrin këtë moment historik.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hnacock ka bërë të ditur përmes twitterit se vaksinimi i gjysmës së të rriturve është arritur pasi vetëm të premten janë dhënë mbi 660 mijë doza.