Botë

Putini të martën do ta marrë vaksinën anti-COVID

FOTO: AP
 

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se ai do të marrë vaksinën anti-COVID të martën, disa muaj pasi fushata e vaksinimit ka filluar në Rusi, njofton AP.

Kundërshtarët e Kremlinit e kanë kritikuar Putinin për mos vaksinimin në Rusi, duke argumentuar se ngurrimi i tij po nxit hezitimin tashmë në masë të madhe për vaksinën.