Botë

Rusia akuzon BE-në për shkatërrim të marrëdhënieve të ndërsjella

 

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi, se Bashkimi Evropian ka shkatërruar infrastrukturën e marrëdhënieve të ndërsjella.

Kryediplomati rus tha se blloku detyroi zhvillimin më të shpejtë të marrëdhënieve Rusi-Kinë, duke shkatërruar të gjitha mekanizmat që ishin ndërtuar gjatë viteve.