Botë

Në sfidë ndaj Bidenit, Koreja Veriore lanson raketa

Foto: AP (ilustrim)
 

Koreja Veriore ka lansuar javën e kaluar disa raketa të rrezes së shkurtër të veprimit, pasi ka denonuar Washingtonin për avancimin e manovrave të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore, kanë bërë të ditur të martën disa burime të afërta me zhvillim.

Testimi i raketave, i cili më herët nuk ishte raportuar, paraqet një sfidë të drejtpërdrejt të liderit koreanoverior, Kim Jong Un, ndaj presidentit Joe Biden. Ndihmësit e Bidenit ende nuk e kanë qartësuar qasjen e administratës karshi kërcënimit bërthamor të regjimit, në kuadër të rishikimit të politikave SHBA-Kore e Veriut. Për javë me radhë, zyrtarët e mbrojtjes në SHBA kanë paralajmëruar për sugjerimin e agjencive të Inteligjencës se shteti i izoluar mund të ndërmarrë teste raketore.