Botë

Bideni flet për incidentin në Colorado dhe Planin e Shpëtimit

 

Presidenti Joe Biden tha se ai kishte folur të martën me Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe Drejtorin e FBI-së Christopher Wray rreth incidentit me armë që ndodhi të hënën në Boulder të Colorados, ku u vranë dhjetë njerëz.

Ai vuri në dukje se "hetimi është ende duke vazhduar" dhe tha se "ndan dhimbjen me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit" e incidentit me armë. Ai përsëri përshëndeti "veprimet heroike" të oficerit Eric Talley, i cili u vra pas një shkëmbimi me armë zjarri me të dyshuarin në vendin e ngjarjes. Talley ishte ndër policët e parë që arriti në vendin e ngjarjes.