Botë

Hakerët rusë depërtuan në llogaritë e zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë

Hakerët rusë depërtuan në llogaritë e zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë
 

Hakerë të dyshuar rusë kishin siguruar qasje në llogaritë e udhëheqësit të Departamentit të Sigurisë nën administratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe stafit të sigurisë kibernetike të anëtarëve të departamentit, puna e të cilëve ishte që t’i gjurmojnë kërcënimet nga vendet e huaja.

Kështu ka mësuar të hënën agjencia e lajmeve “Associated Press” lidhur me ndërhyrjen më të rëndë kibernetike në llogaritë e agjencive qeveritare amerikane. Depërtimi real i ndërhyrjes kibernetike në llogarinë e sekretarit të atëhershëm, Chad Wolf. Ndërhyrja në llogaritë e zyrtarëve ishte pjesë e asaj që njihet publikisht si hakimi “SolarWinds”.