2 perditesime
23:05

Përplasja e trenit lë 50 të vdekur në tragjedinë më fatale në Tajvan

Qeveria e Tajvanit ka njoftuar se në bordin e trenit ndodheshin 496 persona, përfshirë 120 syresh pa ulëse. Shumica ishin turistë dhe persona që po ktheheshin në shtëpitë e tyre, në prag të festës tradicionale të pushimit njëjavor. Një shtetas francez është në mesin e të vdekurve, kanë bërë të ditur zyrtarët

Një tren i shpejtë tajvanez me pothuajse 500 persona në bord ka dalë të premten nga binarët në një tunel, pasi kishte goditur një kamion që kishte rrëshqitur buzë shtegut, duke lënë të vdekur të paktën 51 pasagjerë dhe rreth 145 të tjerë të lënduar në aksidentin më të rëndë hekurudhor të ishullit në shtatë dekada.

Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur disa vagonë të shkatërruar tërësisht dhe të ndarë në dysh nga fuqia e përplasjes, derisa ekipet e shpëtimit po përpiqeshin që të depërtonin mes personave të ngujuar në tren. Deri në orët e pasdites është raportuar se asnjë person nuk ka mbetur i ngujuar, përderisa departamenti i zjarrfikjes ka njoftuar të jenë gjetur pjesë trupash, në atë që nënkupton se numri i të vdekurve, mes të cilëve edhe ngasësi, mund të rritet.

“Njerëzit thjesht kanë rënë mbi njëri-tjetrin, sipër njëri-tjetrit”, ka thënë një grua, e cila i ka mbijetuar përplasjes. “Ishte e tmerrshme. Kishte aty familje të tëra”.

Qeveria e Tajvanit ka njoftuar se në bordin e trenit ndodheshin 496 persona, përfshirë 120 syresh pa ulëse. Shumica ishin turistë dhe persona që po ktheheshin në shtëpitë e tyre, në prag të festës tradicionale të pushimit njëjavor. Një shtetas francez është në mesin e të vdekurve, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Treni po qarkullonte nga kryeqyteti Taipei në drejtim të qytetit juglindor, Taitung. Aksidenti ka ndodhur në zonën veriore të qytetit lindor Hualien, pasi treni ka goditur një kamion që kishte rrëshqitur nga rruga në afërsi të një zone ndërtimi, ka thënë Feng Hui-sheng, zëvendësdrejtor i Administratës Hekurudhore të Tajvanit.

“Aktualisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, ngase automjeti nuk kishte frenuar si duhet, ka rrëshqitur rreth 20 metra përgjatë një zone përreth rrugës dhe ka hyrë në shtegun lindor të rrugës”, ka thënë ai. Agjencia zyrtare e lajmeve në Tajvan ka raportuar se policia ka marrë menjëherë në pyetje shoferin.

Të mbijetuarit kanë përshkruar tmerrin teksa treni ka goditur kamionin dhe më pas ka dalë nga binarët.

“Përnjëherë u ndal dhe mandej ndodhi goditja”, ka thënë një pasagjer, duke folur për një televizion lokal. “Gjithçka ishte kaotike”.

Aksidenti ka ndodhur në fillimin e pushimit të gjatë për festën tradicionale të kujtimit për të vdekurit. Zonat lindore malore të Tajvanit janë destinacion i njohur turistik.

Sistemi shtetëror i hekurudhave në Tajvan njihet përgjithësisht si i sigurt dhe efikas, por gjatë viteve ka pasur historik të telasheve me sigurinë. Aksidenti i fundit madhor ka ndodhur në vitin 2018, kur 18 persona kishin vdekur dhe 175 të tjerë ishin lënduar pas daljes së një treni nga binarët në verilindje të ishullit. Më 1948, 64 persona ishin raportuar si të vdekur kur një tren ishte përfshirë nga flakët në veri të Tajvanit.

17:14

Shkon në 50 numri i të vdekurve pasi treni doli nga binarët në një tunel në Tajvan

Ka shkuar në 50 numri i të vdekurve si pasojë e daljes nga binarët në një tunel, të një treni i cili po transportonte afërsisht 500 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë shkaktuar dëmtime të mëdha brenda tunelit për të gjetur të mbijetuarit, disa prej të cilëve kishin fluturuar nga dritaret për tu larguar nga treni, raporton BBC.

Treni i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Taipei për në qytetin e Taitung po transportonte njerëz të cilët po udhëtonin për pushime fundjave.

08:18

Del nga binarët një tren në Tajvan, vdesin të paktën 36 persona

Një tren që mbanë rreth 350 pasagjerë ka dalë nga binarët në një tunel në Tajvani lindor, duke lënë të vdekur 36 persona dhe të lënduar dhjetëra të tjerë. Autoritetet thonë se treni ishte duke udhëtuar për të Taitung, ndërsa doli nga binarët në një tunel në veri të Hualien gjatë së premtes, shkruan BBC.

“Shërbimet tona të urgjencës janë mobilizuar plotësisht për të shpëtuar dhe ndihmuar udhëtarët dhe stafin hekurudhor të prekur”, ka shkruar presidenti i Tajvanit në Tëitter, Tsai Ing-wen.

“Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar sigurinë e tyre pas këtij incidenti zemërthyes”, ka thënë ai.