Botë

Mijëra njerëz në Belgjikë mblidhen për koncertin që kishte nisur si gënjeshtër e 1 prillit

 

Policia në Belgjikë ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë një turmë të njerëzve të cilët ishin mbledhur për një koncert të rremë që ishte publikuar në rrjetet sociale si një shaka në ditën e gënjeshtrave.

Rreth 2,000 njerëz ishin në ngjarjen në parkun Bois de la Cambre të Brukselit, duke thyer rregullat për COVID-19.