Botë

Gara e fuqive të mëdha, recetë për katastrofë

“Amerika është rikthyer”, ishte jehona e titujve të gazetave pas fjalimit të presidentit Joe Biden në Konferencën për Siguri në Munich gjatë muajt shkurt, adresim ky i thurur qartë për të tërhequr një vijë ndarëse me presidencën e Donald Trump dhe për të shënuar një fillim të ri në marrëdhëniet trans-atlantike, thuhet në një analizë të revistës politike “Foreign Policy” rreth përballjes së fuqive të mëdha.

Si përshkrim, konkurrenca e fuqisë së madhe është e saktë; konkurrenca midis fuqive të mëdha është një tipar përcaktues i mjedisit ndërkombëtar. Pavarësisht nëse dikush po flet për rivalitetet e shekullit XVI midis perandorive, grindjet imperialiste për Afrikën apo Luftën e Ftohtë midis bllokut kapitalist dhe komunist, shtetet gjithmonë kanë garuar për pushtet dhe ndikim

“Amerika është rikthyer”, ishte jehona e titujve të gazetave pas fjalimit të presidentit Joe Biden në Konferencën për Siguri në Munich gjatë muajt shkurt, adresim ky i thurur qartë për të tërhequr një vijë ndarëse me presidencën e Donald Trump dhe për të shënuar një fillim të ri në marrëdhëniet trans-atlantike, thuhet në një analizë të revistës politike “Foreign Policy” rreth përballjes së fuqive të mëdha.

“Nuk po shikojmë prapa”, ka premtuar Bideni. “Po shikojmë përpara, së bashku”.