Botë

Egjipti do të kërkojë 1 miliard dollarë kompensim për bllokimin e anijes në Kanalin e Suezit

 

Egjipti ka bërë të ditur se mund të kërkojë 1 miliard dollar kompensim për shkak të bllokimit të anijes së “Ever Given” për rreth një jave në Kanalin e Suezit.

“Shifra është një vlerësim i përafërt i humbjeve të lidhura me tarifat e tranzitit, dëmtimin e rrugës ujore gjatë përpjekjeve të gërmimit dhe shpëtimit dhe koston e pajisjeve dhe punës”, ka thënë zyrtari ekzekutiv i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie.