Botë

Ministri tajvanez i Transporteve jep dorëheqje pas tragjedisë me trenin

Foto: EPA
 

Ministri i Transporteve në Tajvan, Lin Chia-lung, ka dhënë dorëheqjen pas aksidentit hekurudhor që ka ndodhur të premte e kaluar e i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve.

Lin Chia-lung i ka thënë kryeministrit të vendit se do të marrë përgjegjësinë për tragjedinë duke dhënë dorëheqjen.