Botë

Sulmuesi i armatosur lëndon 2 persona në Maryland, vritet pas ikjes në një bazë ushtarake

Sulmuesi i armatosur lëndon 2 persona në Maryland, vritet pas ikjes në një bazë ushtarake
Foto: AP
 

Një mjek i marinës ka hapur zjarr dhe ka lënduar rëndë dy persona në një park industrial në Maryland, teksa më pas ka ikur drejt një baze të afërt ushtarake, ku është qëlluar për vdekje, kanë njoftuar të martën zyrtarë policor dhe të marinës amerikane.

Shefi i policisë në qytetin Frederick, Jason Lando, ka thënë se sulmuesi i dyshuar – një 38-vjeçar – ka hyrë në njërin nga bizneset në parkun teknologjik Riverside dhe ka hapur zjarr brenda e përreth tij, duke qëlluar dy persona.