Botë

Pa pritshmëri të larta, SHBA-ja e Irani nisin bisedimet rreth ujdisë

Pa pritshmëri të larta, SHBA-ja e Irani nisin bisedimet rreth ujdisë
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se bisedimet e nisura të hënën për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të jenë “të vështira” dhe se nuk presin ndonjë pikë kthese të hershme.

Zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë do t’i rifillojnë takimet në Vjenë, në përpjekjen e parë serioze për të ringjallur marrëveshjen prej së cilës administrata e ish-presidentit Donald Trump ishte tërhequr.