Botë

Irani vë në presion Perëndimin, zgjeron kapacitetet bërthamore

Irani vë në presion Perëndimin, zgjeron kapacitetet bërthamore
 

Agjencia iraniane për armët bërthamore ka bërë të ditur se rezervat e saja të uraniumit të pasuruar kanë arritur në 55 kilogramë, një ngritje kjo e përafërt me nivelin e kërkuar për prodhimin e armëve bërthamore.

Agjencia ka njoftuar se brenda tetë muajsh synon që të ketë kapacitet prej 120 kilogramësh. Deklarata e agjencisë iraniane vjen vetëm një ditë pasi fuqitë botërore kanë nisur samitin për t’i kthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.