Botë

Izraeli po i rikthehet normalitetit

Izraeli po i rikthehet normalitetit
 

Izraelitët u janë rikthyer kafeneve dhe qendrave tregtare teksa shteti ka filluar këndelljen e ngadaltë nga kriza e pandemisë, pas fushatës së shpejtë të vaksinimit kundër koronavirusit.

Është ky një normalitet i ri për shtetin izraelit, që qysh nga viti 2020 u ishte nënshtruar tri herë izolimeve mbarëkombëtare për muaj të tërë, duke i mbyllur të gjitha bizneset.