Botë

Më shumë se gjysma e atyre që kanë kaluar COVID-19 në Britani ishin asimptomatikë

Më shumë se gjysma e atyre që kanë kaluar COVID-19 në Britani ishin asimptomatikë
 

Më shumë se gjysma e personave që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Britani të Madhe e kanë kaluar virusin pa asnjë simptomë, ka bërë të ditur të enjten zyra e Statistikave Kombëtare (ONS).

“Në mars të vitit 2021, 47% e personave që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus në Britani të Madhe kanë raportuar për simptoma ndërkaq, 53% e tyre nuk kishin asnjë simptomë”, ka bërë të ditur ONS-ja, raporton CNN. Ata që kishin simptoma kanë raportuar më së shumti për dhimbje koke, kollë dhe lodhje. Mbyllja apo rrjedhja e hundëve, dhimbjet e trupit dhe diarreja ishin simptomat më pak të raportuara deri në muajin mars.