Botë

Iraku fajëson qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19

Iraku fajëson qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19
Foto: AP
 

Ministria e Shëndetësisë e Irakut ka paralajmëruar “pasoja të tmerrshme” përpara, sepse qytetarët nuk po marrin parasysh masat për parandalimin e COVID-19, pasi vendi arriti pikë të lartë ditore të infektimeve.

Iraku regjistroi 8331 raste të reja në 24 orë, shifra më e lartë e infektimeve dhe dyfishi i numrit nga muaji i kaluar, shkruan AP.